I vodhi paratë pacientit me Covid, jepet vendimi për infermieren-hajdute

Gjykata e Tiranës, ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e Infektivit, Ronida Hysi.

30-vjeçarja do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Infermierja-hajdute, e cila punonte në spitalin Infektiv, i njohur si Covid 1, u arrestua dy ditë më parë, pasi akuzohet se i ka vjedhur 60 mijë lekë një pacienti me koronavirus, i cili ndërroi jetë në pavionin ku ajo shërbente.

E reja nga Durrësi, ka shfaqur pendesë përpara gjykatës dhe ka pranuar vjedhjen. Ajo kishte dy muaj që kishte filluar punë në spitalin Covid.

Rasti i 30-vjeçares Hysi u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i pacientit me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektivit, ku dhe ndërroi jetë.

I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol.

Të njëjtin denoncim, 25-vjeçari e paraqiti në emisionin “Stop” ku u zbulua dhe skandali i vjedhjes.

Sipas denoncimit të të riut, babai iu shtrua në spital më 22 dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 dhjetor 2020.

Sipas pamjeve filmike e reja ka tërhequr nga një bankomat pranë spitalit 3 herë shumat nga 200 mijë lekë. /e.a/noa.al/