Fluks i madh në Kapshticë, shqiptarë që shkojnë në Greqi për punë, të tjerë që kthehen pas bllokimit cpo ndodh?

Jane shume qytetar qe duan te kalojne doganen nga greqia ne Shqiperia dhe anasjelltas por nuk eshte e mundur ende vete ata qe kane leje mund te kalojne per momentin.

Shumë qytetarë shqiptarë po i drejtohen Greqisë për punësimet sezonale.

“Na erdhi konfirmimi dhe tani po iki për 3 muaj, nuk e di nëse do të karantinohemi.”

Përzgjedhja e punëtorëve është bërë përmes listave nga kryetarët e Bashkive të qyteteve të juglindjes dhe jo vetëm, aplikim ky që pason më pas me përzgjedhjen nga shteti grek.

Mesatarisht çdo ditë kalojnë 50 deri në 60 persona që do të punojnë në bujqësi në vendin fqinj sipas një marrëveshjeje që parashikon punesimin sezonal me procedura te pershpejtuara të 7 deri ne 10.000 shtetasve shqiptarë.

Ndërsa në anën tjetër rikthehen shqiptarët.

Një pjesë e atyre që për shkak të pandemisë thyen rregullat e qëndrimit tre mujor në vendet Shengen janë gjobitur.