Shpresa Prindi jeton në Banjën e Runikut në Skenderaj. Pjesë e kësaj familje ajo është që 6 vite kur u martua me Vladimirin që vjen nga komuniteti serb.
Ajo ka thënë për T7 se janë martuar me shkuesi. “Me rëndësi është të shkosh mirë me të, nuk është me rëndësi nëse është serb a shqiptar”, ka thënë ajo.
Shpresa thotë se përveç mos marrëveshje të zakonshme në çift, ajo thotë se nuk kanë mos pajtueshmëri për të kaluarën kosovare-serbe