Edi Rama niset për në Athinë/ Ja me kë e ka takimin e rëndësishëm…

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të vizitoj Athinën. Bëhet me dije se kryeministri do të udhëtojë drejt Athinës ditën e sotme për një vizitë pune.

Mësohet se Rama do të mbërrijë në Athinë në orën 19:30, atje ku do të zhvillojë një bisedë me politikanin grek, ish kryeministrin e Greqisë, George Papandreou.

Nuk dihet ende se çfarë bisede do të zhvillojë Rama me Papandreoun në Greqi.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Rama në një kohë të shkurtër udhëton drejt vendit fqinj, ku më parë ka takuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.