Flet Pipero: Ja çfarë na jep garanci për vaksinën kineze.Duhet ta beni..

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka sqaruar në emisionin “Open” efikasitetin mbi vaksinën kineze, për të cilën ka pasur shumë diskutime.

Sipas tij, nëse një vaksinë ka efikasitet mbi 60%, atëherë quhet vaksinë e mirë ndërsa theksoi rëndësinë e vaksinave që aplikohen në vendin e origjinës.
Pipero: Është e rëndësishme që një vaksinë të jetë e regjistruar në vendin e origjinës dhe të jetë e përdorur në vendin e origjinës. Kjo na jep garanci për përdorimin në një vend tjetër. Nuk ka të njëjtin ligj për vaksinën siç ka për medikamentet.

Dua të them që për vaksinën kineze nuk bëhet fjalë për teknologji të re, por për ato më të vjetrat se është e bazuar mbi virus të dobësuar.

Në opinionin tim është më afër asaj që është imuniteti natyral, edhe pse teknologjitë e reja janë absolutisht një arritje shumë e madhe, një siguri më shumë dhe mundësi për të siguruar vaksinimin e shumë qytetarëve. Për mua, nuk ka vaksina të këqija, por janë të mira. Nëse një vaksinë jep efikasitet mbi 60%, konsiderohet shumë e mirë.