Flet per here te pare gruaja e Pëllumb Metës, 50-vjeçarit qe u vra nga djali i tij dhe qe u ndihmua nga motra dhe vellai tjeter pasi ai donte qe ta fejonte vajzen pa deshiren e saj.
Gruaja eshte shprehur se burri ishte i ashper dhe agresiv pasi ai i ka kercenuar dhe me jete femijet e tij.
Ai i dhunonte dhe kjo beri qe femijet te hakmerreshin ndaj tij.
Ajo ka thene se:”Ka ndodhur një gjë shumë shumë e tmerrshme, është diçka që ka ardhur si pasojë e një dhune qoftë fizike dhe psikologjike. Ka qenë njeri shumë agresiv, kërcënime për jetën si mua dhe fëmijëve të mi. Unë dija vetëm që dhuna në familjen time ka qenë e pranishme vahzdimisht si për mua dhe për fëmijët e mi”.
“Unë do të them atë që unë di. Unë kam qenë në shtëpi pasi punoj me bujqësi. Ditën e shtunë jam marrë me mbjelljen e jonxhës në periudhën që ndodhi ngjarja. Në drekë kam dalë nga shtëpia. Kur jam kthyer fëmijët nuk më kanë treguar. Jam në gjendje shumë të rënduar. Unë nuk u shqetësova atë ditë pasi im shoq punonte roje dhe herë vinte në orar, herë jo. Bënte lëvizje vazhdimisht, nuk kishte një orar specific, mund të mos vinte dhe dy ditë rresht, mund të vinte në mëngjes, ose në 12 të drekës, pasi natën ishte në punë”, tha ajo.