Fjetja kushton vetëm 2 euro nata! Oferta e ‘çmendur’ e pushimeve në Itali

Iniciativa e komunës nje komune te vogel prane Salernos e quajtur San Mauro La Bruca në Itali për të ndezur turizmin veror është e pazakontë. Fjetja kushton vetëm 2 euro në natë. Kjo oferte nuk mund të mos jetë sukses i madh pasi strehimi është një prej gjërave më të kushtueshme të pushimeve.

Në këtë komunë të provincës së Salernos që është i veshur nga bimësia, mund të qëndrohet deri në 7 ditë, duke paguar çdo natë shumën simbolike prej 2 euro.

San Mauro La Bruca ka 600 banorë dhe në vitet e fundit ka humbur 700 të tillë. Aty kanë mbetur një lokal, dy piceri dhe në rrethina disa agroturizme. Për të aplikuar për të pushuar me 2 euro nata, duhet të shkosh në faqen zyrtare të komunës dhe të bësh aplikimin.

Ju mund te prenotoni ne faqen e Komunes ne websitin http://www.comune.sanmaurolabruca.sa.it dhe vërtetoni se nuk jeni banor në Campania dhe se nuk keni asnjë të afërm në San Mauro. Kriteri i zgjedhjes është kronologjik: kush e kërkon më parë fiton festën. Tani për tani, qëndrimet janë në dispozicion deri më 30 shtator, por këshilli rezervon të drejtën të zgjasë kete iniciativë.