“Fillimi i fundit”,thote Pipero: Kjo histori mund të mbyllet nga fundi qershorit

Shpresojme qe te jete fillimi i fundit i situates te koronavirusit ne Shqiperi.

Kjo histori mund të mbyllet nga fundi i muajit qershor.

Mjeku i njohur thote se:“Duhet që të vazhdojmë që të kemi shumë kujdes. Unë e kam thënë se me uljen e personave të prekur, masat do të ngadalësohen. Ky është fillimi i fundit. Kjo histori mund të mbyllet nga fundi i qershorit. Duhet modeomos që gjithë rajoni të jetë i qetë që edhe Shqipëria të jetë e qetë.

Pipero u shpreh gjithashtu se virusi nuk është në ajër, por përhapet me anë të kontakteve.

“Nuk mund të themi që nuk mund të kalojmë këtu apo jo. Virusi vjen tek ne përmes kontakteve të afërta dhe nuk është në ajër. Prandaj, shmangia e kontakteve është e rëndësishme. Të shmangim kontaktet. Sidomos të sëmurët kronikë duhet të kenë shumë kujdes.