Fifi rikthehet në shtëpinë e Big Brother Vip me një qëllim

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip, shumë prej banorëve kanë fituar miq të mirë.

2 muaj pas largimit nga Big Brother Vip, Fifi rikthehet me një qëllim. Ajo ka surprizuar një nga banoret, me të cilën ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në shtëpi, Monikën.

Gjatë kësaj jave, shumë pranë finales, Monika ka qenë në nominim, dhe siç duket Fifi shfaqet aty për t’i dhënë mbështetje asaj.

“Atje jashtë na pret ‘Dielli’, ti duhet të qeshësh, ta shijosh, sepse je super mega pozitive në këtë shtëpi. Unë të pres me fitore…”- janë disa nga fjalët e thëna nga Fifi.

“Unë kam fituar një vajzë të dytë…”- është shprehur Monika.

Fifi gjithashtu ka hyrë në shtëpi për të përshëndetur të gjithë banorët e tjerë, si dhe për të vizituar dhomën e saj të preferuar, lavanderinë.

Pas kësaj surprize lexohet vendimi i publikut për të laguar Arbërin nga shtëpia e Big Brother Vip