Fermeri nga Lushnja mbjell domate dhe bëhet gati ti shesë, por vë duart në kokë kur i sheh se si ishin ber

Demi i perimeve sot eshte i madh dhe nuk ka asnje kontroll shteti as qe nuk do tia di se behet me to.

Keshtu ndodh perher me fruta perimet te mbushura plot pesticide.

Fermeri nga Dushku i Lushnjes, i cili me familjen punon prej shume vitesh në sera për kultivimin e domates, ka hasur në një shqetësim që i ka kushtuar miliona lekë dëme. Domatja që ai priste për ta hedhur në treg dhe për të marrë frytet e punës, i ka dalë e deformuar. Ai thotë se ky prodhim është jashtë standardit dhe se faji është i farës. Edhe pse ai është i regjistruar dhe ka NIPT askush nuk e merr përgjegjësinë se i kujt është faji.

Rolandi thotë se i kanë dalë me probleme vetëm domatet që ka marrë farën në një agronom në Lushnje. Sipas tij, problemi është vetëm me këtë farë që e ka blere ne farmaci. Po i hedh në kanal mijëra ton domate thote ai. Nuk kanë treg.

Pas ankesës, qytetari shkon të takojë agronomin, i cili i thotë që të bëjë analizat. Më tej i pohon se ai dhe firma i kanë bërë analizat dhe ka dalë që nuk është problem i farës, por është mungesë shërbimesh. Madje, i lexon e-mailin dhe i thotë qytetarit se i ka ardhur fleta nga laboratori dhe pretendon mungesë të shërbimesh, madje njëherë e ngopur me ujë njëherë e pangopur nga uji.

Qytetari i thotë je mirë, se më parë i ka thënë mos i jep ujë shumë se e ka nga uji. Agronomi i thotë se nga analizat doli që fara s’ka asnjë gjë.