Banorët e Athinës dhe Evrosit në Greqi, mbrëmjen e kaluar u bënë dëshmitarë të një fenomeni që nuk ndodh shpesh. Gjatë natës së kaluar rreth orës 23:00 një meteor i ndritshëm hyri me shpejtësi në atmosferë duke shkaktuar një dirtë të fortë që bëri që qielli të ndriçohej i gjithi. Fenomeni u bë i dukshëm nga pjesë të ndryshme të Greqisë jugore dhe qendrore.
Meteorët që bien në tokë në orët e para të mëngjesit kanë shpejtësitë më të larta dhe janë më të vështirë për tu parë, ndërsa në orët e para të mbrëmjes ata janë më të ngadaltët. Kjo ndodh sepse orët e para të mëngjesit orbita e Tokës i shtohet shpejtësisë së meteorëve, ndërsa në mbrëmjen e hershme zbritet.
Burimi:protothema.gr Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA