Fansja tenton të tallet me Arbana Osmanin por prezantuesja nuk ia përton hiç me përgjigjen/ Ia mbylli gojën me dy fjalë

Arbana Osmani është nga ato personazhe publike që është shumë aktive në rrjete sociale. Herë pas here moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” zhvillon bashkëbisedime me ndjekësit e saj në Instagram, e madje ka edhe nga ato raste kur i përgjigjet në komente kur poston në feed, siç ka ndodhur së fundmi

Prezantuesja e njohur ka publikuar një foto e ulur në një karrige teksa kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë pink. Mes shumë komenteve ra në sy i njërës ndjekëse e cila shkruante:“Bëj edhe pak fitness, pastaj dil ashtu e veshur se të ka dal celuliti”.

Arbana nuk ja ka kursyer përgjigjen dhe i ka mbyllur gojën duke i thënë:“Kur vjen një koment i tillë nga një vajzë merr vlerë krejt tjetër”.