Jeta ime ka mbaruar..”/ Historia e këngëtares shqiptare, nga skenat e festivaleve, në skamje

Dikur ishte një ndër këngëtaret e preferuara të publikut shqiptar, ndersa sot Luljeta Përbasha jeton në skamje dhe ne harrese.

Këngëtarja e intervistuar nga “Vizioni i Pasdites” duke prezantuar me mjerimin dhe skamjen e saj që e shoqeron çdo ditë.

Kengetarja banon në një lagje periferike të qytetit të Bilishtit bashke me bashkëshortin, i cili prej vitesh është i paralizuar.

Realiteti për këtë familje është i trishtë.

60 vjeçarja tregon se jetojnë me fitimet e nxjerra nga mbledhja e lajthive ne fushat e Devollit dhe 27 mijë lekë nga kempi i bashkëshortit. Përbasha sqaron se për herë të parë këtë muaj ajo ka arritur të marrë një pension minimal.

“Unë tani kam filluar duke marrë një pension, 160 mijë lekë. Ja me këto jetoj. Kjo (shtëpi) për mua është stallë. Edhe stallë derri nuk është. Ku të përplasem?”, rrëfeu mes lotësh këngëtarja.