Është e vërtetë që buka e bardhë bën keq për shëndetin ?

Pyetje : Është e vërtetë që buka e bardhë bën keq për shëndetin ?
Kokra e gruri përbëhet nga tre pjesë kryesore : germi që përmban embrionin e bimës, amidoni që ushqen embrionin dhe krundet që rethojnë dy të parat. Të gjitha ndodhen brenda lëvores e cila nuk hahet.
Gjatë rafinimit krundet dhe germi hiqen. Mbetet vetëm amidoni i bardhë. Problemi qëndron se krundet dhe germi përmbajnë pothuaj të gjithë nutrientët : fibrat, vit B, mineralet dhe vitaminën E, ndërsa amidonit siguron sheqer të thjeshtë dhe një sasi të vogël proteina. Buka e bardhë përmbajnë 80-90% më pak minerale, vitamina, dhe fibra se buka e zezë. Në përgjithësi karbohidratet e rafinuara konsiderohen si ushqime të “këqia” mbasi sigurojnë shumë kalori dhe shumë pak nutrientë. Ndërsa për të siguruar shëndet optimal dhe jetëgjatësi rekomandohet e kundërta, pak kalori dhe shumë nutrientë.
Pyetje : më e mirë buka e zezë ?
Sigurisht që buka e zezë përmban më shumë fibra se buka e bardhë. Është i njohur fakti se, buka e zezë dhe produktet e tjera të prodhuara nga grurit inegral, pakësojnë riskun për sëmundje të zemrës, përmirësojnë funksionit e aparatit tretës, sigurojnë një ekuilibër të mirë të nivelit të sheqerit në gjak dhe ulin nivelin e homocysteinës ( duke pakësuar riskun për sëmundje degjenerative).
Fibrat e patretshme, që buka e zezë përmban, janë të rëndësishme për mbajtjen pastër të aparatit tretës si dhe parandalimin e konstipacionit( kapsllëkut), funksion që realizohet nëpërmjet thithjes së ujit dhe krijimit të masës fekale që stimulon lëvizjet e zorrëve. Megjithatë krundet e grurit, që buka e zezë përmban, mund të jenë dhe irrituese për murin e zorrës, duke shkaktuar inflamacion dhe dhimbje.
Pyetje : Është e vërtetë se buka, patatet, makaronat, orizi të shëndoshin,?
Ushqimet e pasura me karbohidrate komplekse (amidon), si buka, patatet, makaronat janë pjesë e ushqyerjes së shëndetshme. Buka e zezë, drithrat, orizi, patatet,bizelet, duhet të përfshihen në ushqyerjen tuaj. E rëndësishme është sasia. Kur ajo kalohet, ju mund të shëndosheni. Nga ana tjetër duhet të keni parasysh se këto ushqime janë dhe një burim i rëndësishëm fibrash.

Shefqet Deliallisi