Pas temperaturave pranverore, në vendin tonë duket se përfundimisht ka ardhur stina e dimrit teksa i gjithë territori është përfshirë nga reshjet e shiut.
Sipas sinoptikanëve, deri të martën pothuajse i gjithë vendi do të jetë me mot të paqëndrueshëm.
Temperaturat minimale do të zbresin me 10 gradë, duke arritur në -5 gradë në zonat malore.
Ulja e temperaturave do të bëjë që jo vetëm në zonat malore, por edhe disa qytete në verilindje dhe juglindje të përshihen nga reshjet e dëborës. Qytetet si Kukësi, Peshkopia, Puka, Pogradeci, Korça dhe Erseka do të kenë reshje më intensive dëbore.
Pas të mërkurës, vendi do të përfshihet nga kthjellime duke sjellë një përmirësim të motit, por temperaturat do të mbeten të ulëta.