Të paktën tetë persona kanë ndërruar jetë pasi Uragani Grace përshkoi Meksikën lindore, duke sjellë shi të rrë mbyeshëm dhe erëra të forta dhe shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe pë rmbytje.
Dëmet më të mëdha ndodhën në shtetin Veracruz, ku stuhia shkuli pemët, sipas BBC. Në kryeqytetin e shtetit, Xalapa, shumë rrugë u kthyen në lumenj baltë.
Uragani më vonë u dobësua duke u kthyer në stuhi tropikale. Sidoqoftë, erërat e forta dhe reshjet u raportuan se po shkaktonin më shumë përmbytje ndërsa Grace udhëtonte në veri të Mexico City.
Stuhia solli shpejtësinë e erës deri në 200 km/orë (125mph) kur arriti në bregun e kontinentit të Meksikës.
Banorët e qytetit bregdetar të Tecolutla në Veracruz, thanë se uragani kishte qenë i forte. “Ju thjesht mund të dëgjoni bubullimën e pemëve që bien, tingëllonte shumë e keqe, tha Laura Jacinto,