Ndonëse me një karrierë të gjatë në muzikë e vitesh të tëra në ekran, këngëtarja Eranda Libohova gjithnjë është treguar e kujdesshme që jetën private ta mbajë larg medias. Megjithatë artistja duket se është “thyer” dhe ka mirëpritur në ambientet e shtëpisë së saj, stafin e My Living. Në një rrëfim ndryshe për “My Living”, Eranda, ndër të tjera, ka treguar se ka dhe një tjetër pasion: arredimin. Është vetë këngëtarja që e ka arreduar shtëpinë e saj me një shije të holle me stil minimalist frymëzuar nga stili skandinavë me ngjyra të ftohta.
Për të thyer disi këto ngjyra të errëta në dimër, këngëtarja përpiqej të luajë me ngjyrat e ngrohta të mbulesave të divaneve apo detajeve të tjera.
Në sallonin e shtëpisë nuk mungon as biblioteka e pasur me libra, të cilën këngëtarja e ka ndërtuar me dru natyral, ndërsa siç bie në sy edhe gjatë videos nga dritaret e shtëpisë hyn edhe drita natyrale një detajë që Eranda e pëlqen shumë.
Në ditët e ftohta të dimrit këngëtarja ndez oxhakun dhe kalon disa momente relaksi duke konsumuar një gotë caji në poltronet e vendosura pranë sobës së drurit.
E rehatuar në këndin e saj të relaksit ajo tregon sesi është jeta e një vajze që jeton vetëm me katërputrakun e saj.