Epidemiologu Dritan Ulqinaku, ka thene se:“Po të jetë i ngjashëm me viruset e tjera që kanë qarkulluar vite më para, me rritjen e infektueshmërisë ulet dhe virulenca pra vdekshmëria. Shifrat tregojnë se jetet e humbura në të gjithë botën në ditë shkojnë rreth 5 mijë ndërsa infektimesh nga 80 mijë që ishin 4 muaj më parë sot kanë shkuar tek 350 mijë, ndërkohë që numri i vdekjeve pothuajse nuk ka ndryshuar.”, tha epidemiologu.
“Ditët e fundit vihet re një rritje tek 5-6 raste. Sigurisht është shqetësues sepse nëse vazhdojnë të rriten me këtë ritëm, në ditë nuk duhet asgjë e madhe por pas 20 ditësh ezaurohen dhe burimet e specializuara. Kemi thënë që ka rezerva përsa i përket spitaleve Covid 3 apo 4, por a e kemi Piperon, Kalon apo të tjerë atje.”, tha ai.
Ndërkaq, ai komentoi dhe peticionin e firmosur nga disa shkencëtarë pak ditë më parë kundër një tjetër bllokimi, në mënyrë që rinia të fitojë ‘imunitetin e tufës’. Sipas tij, ajo që është e rëndësishme është mbajtja e distancës me moshat e dyta apo të treta, duke argumentuar se infektimi nëpërmjet sipërfaqeve nuk është i lartë, por duhet mbajtur distanca e duhur.
“Moshën e dytë dhe të tretë ta kemi të shkëputur nga kjo grupmoshë, Liria qëndron në momentin që ti nuk infekton të tjerët. Edhe po jetove bashkë me prindërit, mund të kesh qoshet e tua. Kam përshtypjen që më tepër se një orë aktive në shtëpi nuk e kalon, pjesa tjetër është jashtë shtëpisë dhe në momentin që shkon në shpi i thua rri në cepin e kolltukut.
Nuk është shumë e lartë transmetueshmëria nëpërmjet një luge, nëse do të ishte kështu numri do të ishte më i lartë. Distanca e transmetimit është një metër e gjysmë dhe më afër, dhe nëse mbajmë një distancë mbi një metër e gjysmë, jeto me prindërit, përqafo me vështrime. Ajri ekziston gjithmonë por shanci i rrezikut është shumë i ulët.”, tha epidemiologu.