Epidemiologu Taulant Muka ka folur per koronavirusin se si duhet te jemi me te kujdesshem dhe rreth perdorimit te maskes.
Ai thote se:“Maska mund të jetë efikase, nuk është se ka të dhëna të forta shkencore për efektet e saj në përdorimin komunitar, por në rast se përdoret keq, sigurisht që mund të ketë edhe efekt të kundërt. Njerëzit mund të besojnë se nuk duhet më distancimi fizik, por ai është mjeti më i fuqishëm që kemi sot. Maska në vetvete mund të jetë shumë pozitive, nëse përdoret në mënyrë të saktë, por nuk duhen anashkaluar masat e tjera. Në vendet skandinave nuk rekomandohet mbajtja e maskave edhe në transportin publik.
Epidemiologu që jeton dhe punon në Zvicër kritikoi autoritetet në Shqipëri për faktin se sipas tij, gabimisht menduan se me rritjen e temperaturave, përhapja e koronavirusit do të binte. “Evidenca shkencore për mungesën e efektit të temperaturës ekzistonte që në maj, por në Shqipëri nuk u interpretua siç duhej pasi mungonin kapacitetet shkencore dhe intelektuale nga ana e qeverisë dhe komitetit teknik për të kuptuar evidencën”, tha ai. “Nga ana tjetër duhet kuptuar që nuk është se virusi nuk i prek moshat e reja, por i prek më pak dhe ka përqindje të ulët vdekshmërie. Nuk besoj se është zgjidhje që trumbetimi që të rinjtë po vdesin, besoj që ka më shumë nevojë për ndërgjegjësim dhe plan afatgjatë”.
Ndaj duhet te ruani distancimin social dhe te jeni te kujdesshem dhe vigjilent ndaj ruani veten tuaj dhe te falijes tuaj.