Elsa Lila iu mbante financat/ Kush është koka e grupit në Itali, ish-boksier i njohur (Detajet)

Është arrestuar këngëtarja e njohur Elsa Lila dhe lajmin e raportojne mediat italiane, të cilat zbulojnë dhe rolin si financiere që ka pasur këngëtarja e njohur shqiptare.

Lila ka qenë pjesë e një grupi të trafikimit të lëndëve narkotike, së bashku me ish-boksierin shqiptar Petrit Bardhi, i cili dhe më herët ka qenë i arrestuar në Itali, për të njëjtën vepër penale.

Mediat italiane raportojnë se deri tani janë ekzekutuar 9 nga 13 urdhër arrestet e lëshuara nga prokuroria.

Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i Lila Elsës, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri.