Epidemiologu i njohur shqiptar, Ilir Alimehmeti, ka dhënë një lajm të mirë sot për njerëzit. Duke iu referuar studimeve shkencore, si përherë, ai ka saktësuar se Omicron është qartësisht më pak riskues se variantet e tjera të Covid-19:
“Fshati që duket nuk do kallauz”, – thotë populli.
Omicron është qartësisht më pak riskues se variantet e tjera!
Në grafikë shihet qartë që vala e fundit (omicron) nuk po shoqërohet paralelisht me nivel proporcional të vdekjeve, siç shihet në valët e tjera.
Në grafikë mund të shihni:
Afrikën e Jugut, ku vala omicron është në rënie.
Britaninë e Madhe, ku rastet janë në rekorde historike (190.000 raste/ditë), por humbjet e jeteve PO BIEN!
SHBA, e njëjta situatë si në Britani, por pak më prapa në kurbën epidemiologjike.
Itali, rastet në qiell, humbjet e jetes shumë lehtësisht të rritura por të pakrahasueshme me valët e tjera.
Kujdes:
Ende shumë raste në spital janë me variantin Delta.
Omicron-it i duhen edhe 2-3 javë ta largojë Deltën nga popullata në këto shtete dhe spitalet pa Delta do të jenë rreth fundit të janarit”.