Ekzekutohet nëna e 2 fëmijëve brenda biznesit të saj, plagoset edhe një kliente, autori iken

Një ngjarje është shënuar në Greqi, në Rethimno, Kretë, ku një grua 47-vjeçare, pronare e një biznesi, është ekzekutuar nga një 49-vjeçar, i cili kishte një biznes përballë të sajit.

Mediat greke raportojnë se në momentin e ngjarjes, dyqani i saj ka qenë plot me klientë, dhe një turiste e re është plagosur në dorë, pa pasoja.

Ndërkohë nënës së 2 fëmijëve, edhe pse iu dha ndihma e parë, nuk mundi do të mbijetonte. Pas disa orësh kërkim u ra në gjurmë të autorit, që tashmë kishte kryer vetë vra sje.

Po hetoet ende shkaqet që çuan në këtë ngjarje në Greqi që i ka lënë të gjithë banorët të pezmatuar.