Ekspertja tregon se si te pastroni shtepin tuaj ne pesë minuta duke përdorur trukun tim të zgjuar të pastërtisë

Ndonjehere nuk keni kohe per te pastruar ne thellesi shtepine tuaj.
Ky truk i shpejtë mund të bëjë një ndryshim masiv

Sipas metodës së pastrimit dhe rrëmujës , Caroline Solomon , ju mund të keni një dhomë dukshëm më të pastër dhe kërkon vetëm pak më shumë kohë sesa duhet të ziejë uji për caj.

Për t’i bërë gjërat të ecin më mirë, hapi i 1 pastrimit është mbajtja e pecetave të pastrimi dhe detergjenteve së bashku në një kuti, që të mos shkoni në kërkim të produkteve të duhura.

Pastaj ajo hoqi qafe “çdo gjë që nuk i duhej”, psh një tas bosh, rrobat e hedhura poshtë apo librat.
Më tej rregulloi jastëkët dhe batanijet gjithashtu, “kjo është një mënyrë shumë e lehtë për ta bërë shtëpinë tuaj të duket e rregullt dhe e pastër”, shpjegoi Caroline.

Më pas, pastroni në vend çdo zonë të ndotur që jështë “e dukshme”. Çdo derdhje e ushqimit ose shenjat e gotave në tryezën tuaj duhen pastruar dhe nuk ju duhet shumë kohë.

Nëse ka një televizor në dhomën tuaj, mos harroni të pastroni ekranin e tij, pasi ato zakonisht janë pika qendrore, është e qartë që pluhuroset shumë.

“Nëse keni kohë dhe energji, jepini dhomës një fshesë të shpejtë me korrent. Fokusohuni në mesin e dhomës që mbledh më shumë papastërti, dhe nuk ka nevojë të futeni në qoshe apo të lëvizni mobiljet, lereni per kur tekeni me shume fuqi.

“Është një mënyrë e shkëlqyer për të ruajtur hapësirën tuaj,” tha ajo.

Shikuesit e videos i pëlqyen gjithashtu këshillat e dobishme e madje njëri tha: “Faleminderit për këtë ide të mrekullueshme! Ndryshimet e vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh