Ekspertja e ISHP tregon skenarët se kur mund të mbyllen shkollat perseri ne vendin tone

Ekspertët e shëndetit publik deklaruan se do të kishte rritje të numrit të infektimeve ne te gjitha shkollat e vendit

Në 48 orët e fundit raportohet se është infektuar një nxënës gjimnazi në Pogradec, por edhe një rast në një nga shkollat e mesme në Gjirokastër.

Ndërkaq një ditë më parë u raportua edhe për 4 mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan të cilët kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 pas kryerjes së tamponit.

Tashme ata jane ne karantine dhe gjendja e tyre eshte normale.

Dr. Eugena Tomini, Shefe e Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP tha se janë disa skenarë në rastet e shpërthimeve epidemike; kur ka qoftë dhe një fëmijë të infektuar, një klasë e tërë apo e gjithë shkolla. “Edhe në rastet kur është infektuar e gjithë klasa skenari është izolimi i klasës, evidentimi i rasteve pozitive, hetimi epidemiologjik i secilit rast dhe karantinimi i personave të kontaktit, duke përfshirë edhe mësuesit që kanë bërë mësim në atë klasë. Dhe rasti ekstrem është mbyllja e një shkolle. Por pa kryer një hetim të detajuar nuk shkohet në këto masa ekstreme”, shpjegoi Tomini