Eksperti i pandemive ben dekraraten e forte: Kovidi erdhi që të

Mjekët ekspertë japin parashikime pesimiste për të ardhmen e koronavirusit të ri Sars-Cov-2 i cili ka pushtuar botën prej të paktën 20 muajsh dhe ende nuk dihet kur do të marrë fund.

Dr. Alkviad Vatopoulo, duke folur në Athinë për publikun e gjerë, tha se “ne do të mbajmë një maskë përgjithmonë dhe do të ketë masa kufizuese edhe për vite të tjera, për të parandaluar përhapjen e virusit”.

Eksperti thekson se askush nuk është në gjendje të thotë se edhe për sa vite do të vazhdojë kjo situatë që ka trazuar botën, por pohon se pandemitë historikisht kanë zgjatur dy deri në tre vjet.

Megjithatë, thotë ai është, “është e vështirë të thuhet kur do të përfundojë kjo pandemi”.

“Për disa vite të tjera kam frikë se do të respektojmë masat mbrojtëse. Maskat dhe të tjera masa mbrojtëse, do të jenë në jetën tonë përgjithmonë”, tha z. Vatopoulos, duke theksuar se ky “është një virus që erdhi për të qëndruar”.

Mjeku epidemiolog thotë se këtë vit, shkollat përgjithësisht do të qëndrojnë të hapura, me përjashtime lokale, por edhe kjo hapje do të ketë kufizimet e saj. Ai pohoi se është duke u bërë një kompromis në mënyrë që moshat fëminore të mos zhyten për herë të tretë në vit pandemik me mësim të kufizuar, online dhe pa produktivitet.

Deklarata e sotme e ekspertit të pandemive vjen në vazhdën edhe të disa pohimeve muajt e fundit për vazhdimësinë e këtij virusi që nuk dihet si u shpërnda në të gjithë botën.

Në përpjekje për të ulur stresin e lexuesve, Noa.al ka vendosur që të reduktojë maksimalisht lajmet që lidhen me kovidin, duke përzgjedhur lajme vetëm me të dhëna shpresëdhënëse në kërkimet shkencore dhe ecurinë e zhdukjes së shumëpritur të këtij virusi që ka ndryshuar botën. /noa.al