Orhan Sen eshte eksperti dhe profesor i Universitetit Teknik të Stambollit na jep nje lajm te mire rreth virusit sepse izolimi ka pasur disa efekte pozitive në natyrë ku bota eshte pastruar e gjitha nga ajri dhe ndotja.
Ai shton se aktiviteti industrial në Evropë u ul me rreth 50 përqind, duke çuar në një ulje të sasisë së gazrave serë në atmosferë dhe ky eshte nje lajm tjeter i mire.
Marsi dhe prilli do të hyjnë në histori si muajt e “botës së pastër” ndaj kjo na ben ne qe te kemi me shume kujdes kur gjendja te qetesohet.
Sen beson se izolimi social do të ketë rezultate pozitive për ndryshimin e klimës globale
Ai shtoi se koronavirusit “nuk i pëlqen moti i ngrohtë”, por se është qasje e gabuar ajo që “virusi do të zhduket në mot të nxehtë”. Ai shpjegoi se ndërsa temperatura rritet, koronavirusi përhapet më ngadalë.
“Temperatura më e përshtatshme për virusin është nga 4 deri në 11 gradë. Në hemisferën veriore, temperatura e ajrit në mars është në këto intervale. Kjo ka çuar në një përhapje të përshpejtuar të virusit. Sidoqoftë, është e gabuar të mendosh që ditët më të ngrohta do të bëjnë që virusi të zhduket. Temperaturat e ngritura do ta ngadalësojnë përhapjen e virusit. Kjo do të ndihmojë në marrjen kohë dhe zhvillimin e vaksinave dhe terapive të nevojshme”, arsyetoi Sen.
Gjithashtu iu referua rëndësisë së Vitaminës D për sistemin imunitar, niveli i të cilit në trup rritet kur ekspozohet nën rrezet e diellit. Ai gjithashtu beson se kjo do të çojë në rezistencë më të madhe ndaj virusit. “Ne do të jemi me shumë diell këtë verë, por një valë e re mund të vijë nga vjeshta, kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi vigjilentë”, tha Sen.
Shpresojm qe te jete keshtu dhe cdop gje te shkoj me mire.