Eksperti e thote troc:Ja 2 bizneset qe po perhapin covid 19 qe duhet te mbyllen

Andi Koraqi thotë se nuk është koha që vendi të futet në karantinë të përgjithshme, por duhet të ketë një reduktim të orareve në bare dhe lokale, pasi transmetueshmëria është më e lartë në këto vende pasi njerezit jane te shkujdesur.

Ai ka thene se:“Sigurisht masat vijnë duke u përshkallëzuar dhe janë indikatorët që e tregojnë se çfarë masash duhet të merrem. Nuk duhet të shkojmë në ezaurimin total të kapaciteteve spitalore, do të ishte një kolaps të sistemit shëndetësor. Masat e karantinimit shkojnë drejt kësaj për të lehtësuar sistemin shëndetësor.

Mendoj që për momentin nuk është e nevojshme një karantinim total, mjafton të bëhet një reduktim i orareve të bareve dhe restoranteve ose mbyllje e klubeve pasi është gjetur se transmetimi më i madh ndodh në këto nivele”.

Ruani distancimin social dhe tregohuni te vemendshem sepse jemi ne kulmin e virusit dhe duhet shume kujdes.