Deklarata e fundit e eksperteve me te mire ne Gjermani ka treguar se izolimi ishte nje gabim i madh gjigand dhe madje theksojne se nuk ka me rrezik per nje vale te dyte infeksioni.
Tashme ne Gjermani jane duke u aplikuar masat lehtesuese dhe vazhdojne te jete prezente edhe rastet e te infektuarve por edhe demet per sa i perket ekonomise.
Mirepo ka lindur natyrshem edhe pyetja se “A duhej nje izolim i tille?
Gjermania “Bild” ka bere nje artuikull mbi kete teme, ku jane shprehur shume eksperte te cilet pergjithesisht shprehen se izolimi ishte nje gabim i madh.
Klaus-Dieter Zastrow, 70 vjeç, nga Instituti i Higjienës në Berlin ka thene se mbrojtja e gojës dhe hundës e mbyll burimin më të rëndësishëm të infeksionit dhe kështu mbron jo vetëm palët e treta, por edhe vetë bartësin. Ndaj nëse e zbatojmë në mënyrë korrekte dhe të vazhdueshme këtë, nuk ka asnjë rrezik, as nga një valë e dytë e virusit (per te vilet thote se është vetëm fantazi. Megjithate ai kërkon që të zbatohen rregullat për masat e higjienës dhe të mbahen maskat.
Ndërsa, Patricia Riekel thotë se Gjermania duhej të kishte ndjekur modelin suedez, me rekomandime për të ruajtur distancën.
Profesori tjeter qe ka dhene argumentin e tij eshte Stefan Homburg, drejtor i Institutit për Financat Publike në Universitetin e Hanoverit. Ai thotë specifikisht: “Për shkak se dëmet shtohen çdo ditë, izolimi duhet hequr menjëherë, pasi askujt nuk i duhen stadiumet bosh dhe restorantet gjysmë të mbushur”.
Nderkaq, profesori i të drejtës ligjore, Hans-Juergen Papier thotë se masat kufizuese shkuan shumë larg dhe se ato duheshin diskutuar në mënyrë të gjerë në parlament e ne publik.
Por një deklaratë që nuk pritej ka bërë eksperti i mjekësisë ligjore profesori Klaus Pueschel, i cili shprehet se COVID-19 është një sëmundje virale njejte si gripi.