Ogerta Manastirliu publikoi një video diten e sotme ku bëhej thirrje të vendosej maskave dhe se si duhet te kemi sa me shume kujdes.
Kjo video eshte shpërndarenë të gjitha mediat ku pamjet tregonin persona te infektuar me koronavirus.
Por e gjithë kjo rezulton se nuk qenka asgjë më tepër veçse një mashtrim i rëndomtë i Ogerta Manastirliut. Nipi i një zonje që shfaqet dy herë në video, ka kontaktuar i alarmuar redaksinë tonë duke treguar se gjyshja e tij e cila vuante nga sëmundje të tjera, ishte shtruar në muajin qershor në spital dhe se shfaqet dy herë në video, një herë në ditën kur kishte ardhur në urgjencë ku dhe dëgjohet duke rënkuar, dhe herën e dytë disa kohë më vonë kur ka qenë më e përmirësuar.
Djali shprehet se tani gjyshja ndodhet në shtëpi prej kohësh dhe nuk është aspak në spital, e aq më pak e sëmurë me COVID-19.
Ja dhe mesazhi i plote:
Pershendetje JOQ! Sapo shikova kete video nga Ogerta Manastirliu dhe aty ishte gjyshja ime qe ka qene e shtruar per nje semundje tjeter dhe kjo zonja ktu e ka bere si t ishte me Covid-19! Ka qene ne reanimacion per nje dicka tjeter por vertetohet dhe te kartela e pacientes! Sot ajo Gerta e kishe bere te publikuar. Dmth e ka ber qe mos t dyshohet.
Ajo ka qen per hemorragji truri, ose tromboze, si quhet… E kan bere sikur t ishte me covid. Tani eshte ne shtepi, po nuk eshte me covid-19. Sapo i shtojne kot rastet keshtu me covid, sepse gjyshja ime ndodhet ne ate video por nuk ka covid. Bejeni publike ju lutem. Faleminderit.
Një skandal i paprecedentë që së paku duhet të ketë si pasojë dorëheqjen e Ogerta Manastirliut dhe së shumti arrestimin e saj për mashtrim.