Jetojmë në shekullin XXI, cilësuar si një epokë moderne e megjithatë realiteti që ndjek Shqipërinë nuk duket aspak afër një fryme të tillë. Shqipëria ku ne jetojmë i qëndron shumë më afër realitetit të hidhur përshkruar nga Konica, Fishta e shumë të tjerë. Çdo ditë na ndodh të përballemi me ngjarje të ndryshme që për çudi ende nuk kanë të ndalur. Ato sigurisht rëndojnë veshin e opinionit publik, duke përhapur herë edhe panik, tmerr. Bëhet fjalë, për ngjarjet e rënda që çojnë deri në vdekje. Shqipëria është një vend me një popullsi jo shumë të madhe e sërish kjo nuk e ka penguar atë që të transformohet në një vend ku numri i personave që vdesin sa vjen edhe rritet.
Kemi dëgjuar të flitet për humbje jete pasojë e faktorëve nga më të ndryshëm, përmendim tradhtinë, vr asjet, gjendja e vështirë ekonomike duke shkuar deri tek rastet nga më ekstreme e vërtetë të çuditshme. I tillë ka qenë edhe rasti i së 25-vjeçares Klaudia Paja nga Kuçova. HUmbja e papritur e kësaj vajze shokoi shumë persona. Klaudia Paja u nda nga jeta më 5 gusht të vitit 2021. Bëhet fjalë për një ngjarje rreth orës 14:50 të drekës vendosi të hidhet nga një pallat me lartësi të konsiderueshme çka çoi në humbjen e menjëhershme të jetës së saj. Ishte një ngjarje e rëndë si shumë të tjera ama më e dyshimtë mbetet arsyeja se përse kjo vajzë e re vendosi t’i japë fund jetës së saj. Klaudia Paja ishte vajza e Sami Paja me profesion rrobaqepës dhe Moza
Paja me profesion ekonomiste. Prej të afërmve mësojmë se familja Paja nuk rezulton të ketë qenë problematike. Klaudia kishte përfunduar studimet për mjekësi e pas kësaj ajo ishte e punësuar si mjeke në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku kishte edhe kohë që ishte zhvendosur për të jetuar aty. Vdekja e dyshimtë e 25-vjeçares në një moshë shumë të re tronditi mbarë Tiranën, Kuçovën e jo vetëm. Sipas të dhënave pallati nga ku u hodh e reja nuk ishte ambienti ku ajo vet jetonte, por një tjetër pallat afër vendbanesës së saj, një zonë e cila në Tiranë njihet si Pallati me Shigjeta. Të afërm tregojnë se Klaudia kishte qenë një vajzë ekselente dhe e sjellshme.
Që e vogël Klaudia pikaste për inteligjencën e saj, shumë herë kishte dalë fituese e disa olimpiadave të organizuara. Të gjithë të afërmit shfaqin tronditje për ngjarjen e ndodhur dhe nuk prisnin që një vajzë e tillë t’i jepte fund jetës së saj kaq tragjikisht. Shoqëria, pedagogët po ashtu janë prekur nga kjo ndodhi. Rasti i Klaudias ngriti shumë pikpyetje të cilave vetëm rrethi i të njohurve të saj mund t’u japë një përgjigje. Gjatë një vizite drejt qytetit të Kuçovës për rastin në fjalë, familjarët mes dhimbjeve nuk pranuan të japin asnjë të dhënë mbi ngjarjen e ndodhur. Të vetmit që na janë përgjigjur kanë qenë disa të afërm të familjes të cilët ende nuk e pranonin vdekjen e Klaudias. Kuçova siç duket ende është shumë e tronditur nga kjo që ndodhi.
“Ka qenë një vajzë shumë e përkryer, një shembull për qytetin tonë. Ishte vajzë shumë e mirë, të gjithë kanë pasur opinion të mirë për të. Nuk e di përse i dha fund jetës, ndoshta njerëz më afër saj mund ta dinë.”-thanë dy vajza duke plotësuar njëra-tjetrën, të cilat u prezantuan si shoqet e Klaudias.
Të prezantuara si shoqet e Klaudias, të cilat flasin me dhimbje për vdekjen në fjalë. Ndër të tjera, duke folur me dhimbje për vdekjen në fjalë, ato thonë se 25-vjeçarja nuk kishte pasur arsye që të shkonte drejt një vetëvrasjeje.
Por çfarë mund të ketë ndodhur me këtë 25-vjeçare, një vajzë fare e re t’i japë fund kaq tragjikisht jetës së saj?! Çfarë fshihet pas gjithë kësaj ndodhie? Dëshmitë e disa të intervistuarve të tjerë nxorën në dritë detaje të rënda që mendohet të kenë ndikuar tek vdekja e vajzës së re nga Kuçova.
“Nuk kishte vajzë më të mirë më të urtë, familja shembullore. U çmendëm kur e morëm vesh.”, “Nuk e dimë përse e bëri një gjë të tillë. Jemi të tronditur.” ” Ka qenë në 2 marrëdhënie pune, por pas një goditje psikologjike nuk ka qenë në marrëdhënie pune këto kohë.”-këto janë disa nga dëshmitë e dhëna nga fqinjët e 25-vjeçares.
Klaudia ka qenë duke kaluar një gjendje të vështirë psikologjike dhe kjo është vënë re edhe prej të afërmve jo larg prej ditëve të fundit të jetës së 25-vjeçares. Ata tregojnë se Klaudia ishte një vajzë e rregullt, krenoheshin me të, por sjelljet e çuditshme kohëve të fundit nuk ishin aspak “normale”. Një tjetër dëshmi këtë herë nga ish-kolegu i nënës së vajzës duket se ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.
“Kishte një sëmundje nëna e saj që ja kishte trashëguar gjenetikisht. Kur e mori vet vesh se ishte doktoreshë dhe nuk kishte dalje. Vajza bëri vaksinën dhe filluan turbullirat në tru, më pas bëri edhe analizat dhe doli që kishte sëmundjen e së ëmës. Se di saktësisht çfarë kishte epilepsi më duket, s’jam i sigurt. Ajo nuk e përballoi dot. Prindërit i ndejtën një muaj në Tiranë se vajza nuk ndihej mirë dhe pasi bëri analizat e mori vesh të vërtetën. U kishte thënë atyre të largoheshin e ta linin rehat.
Sipas ish-kolegut të punës të nënës së të ndjerës, 25-vjeçarja shfaqej tepër e indinjuar ndaj mamasë së saj duke e fajësuar atë për sëmundjen e saj, aq saqë ishte shprehur se nëna e saj nuk duhej të ishte martuar duke e ditur për problemin që mbartte.
“U zunë i tha “pse më bëre kur e dije që ishe e sëmurë”. I tha ta lënë rehat tek shtëpia në Tiranë që kishin shkuar për t’a vizituar. I tregoi të fejuarit se ka sëmundje dhe faktin që ja ka trashëguar nëna e saj për mos të bërë të njëjtin gabim që bërën prindërit e saj. Ishte prekur shumë. Ky ka qenë shkaku. Kam punuar me zonjën Moza në arsim. Ajo ishte ekonomiste, unë shofer. Nuk më bënin këmbët të shkoja as në shtëpi, ca t’i thosha.”-ka dëshmuar ish-kolegu i punës së nënës së të ndjerës.