Edi Rama do futet në Big Brother? Nisin zërat edhe se dihet se kush do ta fitojë çmimin e madh

Big Brother Vip po cilësohet si emisioni më i shikuar nga shqiptarët, me vazhdimësinë e garës tashmë për më shumë se 100 ditë, janë krijuar edhe aludimet të shumta për konkurrentët që do ta fitojnë çmimin e madh.

Megjithatë, së fundmi, ka qarkulluar një teori se fituesi i “Big Brother VIP Albania” është përcaktuar që para nisjes së emisionit dhe çmimi do i dorëzohet nga një person i paparashikueshëm.

Ky thashethem ka nisur si pasojë e supozimit të ndjekësve të emisionit që janë prenotuar dy helikopterë për në datë 18 shkurt, ku njeri prej tyre do të shkojë në Vlorë, kujtojmë se Donald Veshaj është i vetmi banor nga qyteti i Vlorës.

“Është kërkuar dikujt që ka agjenci fluturimesh një helikopter për në datë 18 për ta çuar në Vlorë fituesin e BB VIP dhe dyshimet të çojnë që plani dhe skenari i saj nxjerr fitues Donaldin”– shkruhet nga ndjekësit.