E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Burbuqe Selamaj, 60 vjeç e cila jeton në një fshat të Urës Vajgurore.
Burbuqe jeton me bashkëshortin, djalin e saj të vetëm dhe tre fëmijët e tij në një shtëpi të vjetër me kushte të vështira.
Djal është 34 vjeç, para11 vitesh, ai u martua me mblesëri me një vajzë me të cilën sollën në jetë 3 fëmijë, përkatësisht një vajzë 10 vjeç, e cila është në shkollë dhe dy djem binjakë secili 6 vjeç e gjysmë.
Nusja e Burbuqes, sipas saj, vazhdimisht ka qenë e papërgj egjshme. Nuk kujdesej për fëmijët dhe kishin shpesh de bate dhe she rre në shtëpi.
Madje, nusja është larguar disa herë nga shtëpia, deri herën e fundit që u largua para 20 ditësh dhe nuk është kthyer më.
Mirela Milori: Martesa e djalit ishte me mblesëri, dashuri?
Burbuqe Selamaj: Me lajmësi.
Mirela Milori: Sa vjeç është djali?
Burbuqe Selamaj: 34 vjeç.
Mirela Milori: Sa vjeç ishin kur u martuan?
Burbuqe Selamaj: 21 vjeç ishte ajo dhe 22 vjeç ishte djali. 4 vitet e para jetuam bashkë dhe në jetë erdhi vajza e cila është 10 vjeç.
Mirela Milori: Si ishte martesa e tyre këto 4 vite?
Burbuqe Selamaj: Me të keq, nuk kthente kokë ajo, thoshte këtu e ku të them unë e jo ku të duash ti, nuk dëgjonte.
Mirela Milori: Për çfarë ishin më shumë pro blemet mes jush?
Burbuqe Selamaj: Donte të dilte, të shkonte në çdo vend, s’ka punë vjehrra dhe vjehrri të më komandojë mua. Unë do iki thoshte më merr burri mbrapa. Si do ikësh moj nuse burri do ikë me shokët, thoshte po do iki dhe unë të pi kafen. Jemi zënë me komshinjtë, nuk flasim me asnjë për hatër të nuses.
Mirela Milori: Po pse?
Burbuqe Selamaj: Nusja kishe gjëra të tjerë, nuk i shpreh dot këtu.
Mirela Milori: A i kuptoje t’i këto gjëra?
Burbuqe Selamaj: I kuptoja, por djali nuk më besonte asnjëherë.
Mirela Milori: Çfarë nuk të pëlqente në fillim që mendoje se ajo kishte disa të meta që nuk ishte për familjen tuaj apo nuk ishte për martesë? Çfarë nuk të pëlqente?
Burbuqe Selamaj: Edhe kur fliste, nuk fliste si njeri, fliste si njeri pa shkollë.
Mirela Milori: Fole ndonjëherë me të, ta ulje e t’i thoje çfarë ke, ta këshilloje si më e madhe që je?
Burbuqe Selamaj: Ajo 11 vite, si ka mbushur 2 vite që të fliste me mua si vjehrrë. E kishte më mirë të mos flise me mua sesa të fliste. Nuk u uleshe koka asaj.
Mirela Milori: Si ishte si nënë për vajzën e saj?
Burbuqe Selamaj: Ajo ma linte vajzën mua dhe thoshte do dal, çfarë t’i bëja e kisha të djalit. Pastaj i thashë djalit unë do të të ndaj sepse nuk të përballoj dot më. Për këtë situatë dhe këtë sjellje që po bëni më mirë më lini të qetë i thashë unë, të ha një kore bukë rehat.
Mirela Milori: Çfarë sjellje bëhej që të mërzitën kaq shumë?
Burbuqe Selamaj: Nuk i përballoj dot ato.
Mirela Milori: Kishte dh unë?
Burbuqe Selamaj: Dh unë nuk kishte, por kishte she rre dhe konf likte. Ajo kishte një fjalor që…
Mirela Milori: Fole me ndonjë nga njerëzit e saj, me krushkën?
Burbuqe Selamaj: Kam folur, ia çuam nja 2-3 herë atje, se kisha çupën ashtu thoshte, i thoja moj është dhe t urp. Më vinte tu rp se dhe unë kam fëmijë vetë dhe pastaj u det yrova t’i ndaja.
Mirela Milori: Ne nuk po e kuptojmë dot më pse të vinte t urp, çfarë bënte? Ishte jo e rregullt në aspektin moral?
Burbuqe Selamaj: Nëpër komshinjtë edhe tutje.
Mirela Milori: Janë gjëra të rë nda që kanë ndodhur apo mendon se kanë ndodhur?
Burbuqe Selamaj: Ka ndodhur. Ditën e fundit që iku mi mbylli fëmijët brenda, i bllokoi derën nga jashtë dhe vajti në hotel me dikë tjetër.
Mirela Milori: Kur ka ndodhur kjo?
Burbuqe Selamaj: Para 20 ditëve.
Mirela Milori: Po fëmijët ishin vetëm?
Burbuqe Selamaj: Ishte babai në gjumë, çupa po flinte, dy djemtë dhe kjo flinin tek krevati dopio. Kjo ishte ngritur, kishte hapur derën dhe kishte ikur. Djali në 4 e gjysmë kishte dalë për nevojat personale, provoi të hapte derën, nuk hapeshe. E tha djali që e sh qeva se dyer të vjetra janë.
Shqyeva derën tha ai dhe dola përjashta. Pa djalin duke q arë që i thoshte dua mamin. Erdhi më thirri mua e më tha o mama ngrihu pak. Dola e më tha ka ikur ajo, ku ka vajtur e pyeta, tha nuk e di. Ai mendoi se mos është mb ytur në rezervuar dhe i thashë jo, jo nuk është mb ytur. Ishte ora 5 pa 10 e mori shefin e policisë e tha dale të zbardhet dhe e bëjmë den oncimin. Erdhi e mori djalin me makinë, shiu binte litar, bëri denoncimin erdhi në shtëpi dhe tha unë do iki në rezervuar.
Mirela Milori: Pse?
Burbuqe Selamaj: Tha mos është mb ytur.
Mirela Milori: Ti nuk e besoje këtë gjë, pse?
Burbuqe Selamaj: Sepse unë e dija kush ishte, i thoja ti nuk ma dredh dot mua as ti askush tjetër.