E trishtë! Ndahet nga jeta papritur në moshë të re mjekja shqiptare në Gjermani

Është ndarë nga jeta në moshë të re mjekja shqiptare në Gjermani, Eni Doko. Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Federatës së mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg. Mjekja ka mbaruar studimet në Universitetin e Mjekësisë Tiranë.

Në vitin 2016, ajo nisi punë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza’ dhe më pas u transferua në Gjermani.

Nuk bëhet e ditur se cili ka qenë shkaku që i ka marrë jetë mjekes Doko.

Postimi i plotë i Dollenberg:

Dr. Eni Doko një mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshëm është larguar nga jeta, duke i lënë familjes një humbje të pamasë dhe ne si koleg dhe miq të saj, duke na privuar nga privilegji që ta kishim pranë në vitet që vijnë. Dr. Eni me të qeshurën, bukurinë dhe dritën tënde do mbetesh përherë në zemrat tona.