Home TE NDRYSHME E sëmura i gënjen te gjithe/ Stafi i spitalit të Beratit futet...

E sëmura i gënjen te gjithe/ Stafi i spitalit të Beratit futet në karantinë

144
0

Ne Shqiperi mund te ndodh cdo gje.Sot ne qytetin e Beratit stafi mjeksor eshte vetëkarantinuar per nje gabim te vogel.

Kete lajm e ka publikuar Drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat, Edlira Shkëmbi

Një mjeke nga lagjia ‘Kala’, një infermier dhe shoferi i ambulancës, kanë shkuar rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen ‘Çlirim’, ku janë njoftuar për një paciente asmatike në gjendje të rënde dhe kane shkuar qe ta ndihmojne dhe per ta sjellur ne spital.

Pasi ata kanë hyre në banesën e 50-vjeçares, stafi mjekësor ka konstatuar se, pacientja ishte e qetë, nuk kishte shenja klinike të krizës asmatike, nuk kishte temperaturë dhe shenjat vitale ishin normale dhe ata kane kontaktuar me 50 vjecaren.

Ajo kishte disa ditë kollë dhe dhimbje fyti, por i ka gënjyer ata për ardhjen e saj nga Italia 1-javë më parë.Sic ndodh gjithmon me pacientet Shqiptar si zonja nga Durresi.

Ajo dhe ka genjyer stafin dhe i ka thene qe nuk kam udhetuar jashte.

Por pasi kanë dalë jashtë banesës, stafi mjekësor ka mësuar nga fqinjët se gruaja kishte ardhur nga Italia një javë më parë; fakt që është konfirmuar edhe nga pacientja pas rikthimit të menjëhershëm të stafit sërish në banesë.

Njëkohësisht janë marrë edhe mostrat e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat, që ishin në kontakt me pacienten, të cilët janë vetëizoluar deri në ardhjen e përgjigjes së analizave të tamponëve.