Situatë e rëndë në Gjilan. Një 22-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.
Mediet kosovare shkruajnë se Gentiana Sherifi, nga fshati Liovç i Poshtëm, vdiq pas gjendjes së rënduar nga COVID-i.
Njoftimi për vdekjen e saj është dhënë nga familjarë të shumtë përmes rrjeteve sociale.
“Te nderuar vendas, me pikellim te thellë ju njoftojmë se ka nderruar jetë ne moshen 22 vjeçare mesa jonë, vajza e bijes sone (Shyhrete Jetish Rexhepit) Gentiana Sherifi. Ngushellime familjes Sherifi. Ndajme dhimbjen me ju”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.
Kujtojmë se mbërmjen e djeshme humbën jetën nga Covid-19 nënë e bir në Gjilan.