Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ne Republiken e Kosovës ka bere te ditur sot se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 304 persona të dyshuar me Koronavirus, dhe nga ta 114 dolen te ishin raste të reja
Madje nder keta raste burimet kanë njoftuar se 4 nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë rezultuar gjithashtu pozitiv me Koronavirus. Ketu bëhet fjalë për Arben Gashin, Kujtim Shalën, Haxhi Avdylin dhe Visar Hotin.
Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bere e ditur ende se si eshte por vetem dihet se Shala ka pesë ditë i infektuar, ndërsa Hoti dhe Avdyli kanë dalë pozitiv diten e sotme.
Shpresojme te kaloje cdo gje pa probleme shume shpejt