Arbana Osmani sonte hapi një televotim në Big Brother, në bazë të të cilit vendoset finalisti i parë i këtij edicioni. Bëhet fjalë për kualifikim direkt në natën e 18 shkurtit.
Përjashtim në listën e kandidatëve ishte vetëm Donald Veshaj, i cili e mori këtë si dënim pas hyrjes së reperit Mozzik në shtëpi pa lejen e produksionit. “Ai që kap finalen do jetë në zonën e rehatisë”, tha Arjola Demiraj.
“Publiku ka vendosur se konkurrenti i cili shkon menjëherë në finale është Ilir Shaqiri”, tha prezantuesja Arbana Osmani. Një rezultat krejtësisht i pritshëm.
Ndoshta mënyra për ta bërë më emocionuese dhe një sfidë të vërtet, do ishte nëse do lejohej të votohej edhe Donaldi, sepse dihet që njëri prej tyre do jetë fituesi.
Surprizë do kishte qenë po të ishte finaliste Monika apo Arjola, por e dinim të gjithë, i vogël e i madh, që Iliri do ishte në finale, madje është favoriti kryesor për ta fituar.
Emisioni më i dashur i shqiptarëve tashmë ka hyrë në fazën e fundit. Duhen edhe tri javë për të shkuar në finale dhe fituesit e mundshëm deri-diku dihen tashmë.
Ilir Shaqiri, Donald Veshaj dhe Arjola Demiri pritet të jenë finalistët absolutë të këtij edicioni. Ata kanë nisur aventurën e tyre në Big Brother VIP që më datë 5 tetor.