Temperaturat që kanë arritur deri në 50 gradë celsius janë dyfishuar që nga viti 1980. BBC, në një analizë ka zbuluar se fenomene të tilla po ndodhin tani në më shumë zona të botës se më parë, duke paraqitur sfida të pashembullta për shëndetin e njeriut dhe mënyrën se si jetojnë.
Numri i përgjithshëm i ditëve m e temperatura mbi 50C (122F) është rritur në çdo dekadë që nga viti 1980. Mesatarisht, mes viteve 1980 dhe 2009, temperaturat kaluan 50C rreth 14 ditë në vit. Numri u rrit në 26 ditë në vit midis 2010 dhe 2019.
Në të njëjtën periudhë, temperaturat prej 45C dhe më lart ndodhën mesatarisht dy javë shtesë në vit.
“Rritja mund t’i atribuohet 100% djegies së lëndëve fosile,” thotë Dr Friederike Otto, drejtor i asociuar i Institutit të Ndryshimit të Mjedisit në Universitetin e Oksfordit.
Mediat e huaja kanë publikuar një analizë ku theksohet se temperaturat po manifestohen tashmë në shumë zona të botës, duke paraqitur sfida të pashembullta, për shëndetin e njeriut dhe mënyrën se si jetojmë. Ndërsa e gjithë bota ngrohet, temperaturat ekstreme bëhen më të mundshme.
Nxehtësia e lartë mund të jetë vdekjeprurëse për njerëzit dhe natyrën, dhe mund të shkaktojë probleme të mëdha në ndërtesa, rrugë dhe sisteme energjetike.