Këtë të dielë, në Brazil mbi 20 qytete kane shenuar temperaturat më të ulta ndër vite e për më tepër në muajin gusht, ne pjesen qendrore e jugore te vendit.
Dëbora ka nisur lehtë prej së premtes, kombinuar me pas me erëra të forta dhe reshje të dendura dëbore, të cilat kanë vijuar pa pushim përgjatë 24 orëve të fundit, madje edhe në plazhin e famshëm të Kopakabanas në Rio, dallgët arritën deri në 3 metra lartesi.
Temperaturat, sipas parashikimit meteorologjik, do të qëndrojnë deri në fillim të javës së ardhshme 8 deri në 13 gradë celcius. Këto janë temperaturat më të rralla për Brazilin, edhe për periudhën e dimrit, në 60 vitet e fundit.
Temperatura të ulëta dhe përtej të zakonshmes për stinën e verës janë regjistruar ditët e fundit edhe ne vende te tjera si Argjentinë, Kili, Uruguaj, Paraguaj, Bolivi dhe Peru.