E papritur, moti merr kthesën e fortë, mos bëni plane pa lexuar parashikimin e motit

Masat ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa do vijojnë edhe për ditën e Mërkurë mbi vendin tonë. Sipas sinoptikanëve, moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira në zhvillim të cilat do të bëhen më tepër prezente nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut me intensitet të ulët do të përfshijnë kryesisht Jugun, një pjesë të Qendrës dhe të gjitha zonat malore në Lindje.

Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokale. Pavaresisht kesaj, temperaturat duken se do vijojne rritjen, duke shenuar keshtu 33 grade maksimalen ne zonat e uleta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-8m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 12°C deri në 26°C
zonat e ulëta 12°C deri në 33°C
zonat bregdetare 16°C deri në 30°C