E pabesueshme familjarët mbushin karrocat me ushqime për të sëmurët me Kovid që nuk i shohin dot

Nga të katër anët vijnë brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, burra e gra, vajza e djem, familjarë të shumtë.

Ata kanë vetëm një destinacion: Spitalin Infektiv. Mblidhen disa dhjetëra metra larg, aq sa u lejon shiriti policor dhe thuajse të gjithë mbajnë në duar qese me ushqime dhe sende të ndryshme.


I kanë për familjarët e shtruar aty, me kovid. Në një moment, presin që dikush të dalë e tua marrë për tua dërguar të sëmurëve që kanë nevojë.

Një infermier shfaqet në derë me një karrocë supermarketi në duar dhe të afërmit e të sëmurëve vrapojnë që të zënë një vend në karrocën që ai tërheq. Në pak çaste ajo mbushet ding, siç shihni pamjet që ju sjell noa.al në fotogaleri.

Disa prej tyre, nuk e dinë se gjendja e të afërmve në spital është aq kritike sa nuk mund ti përdorin ato që u kanë sjellë.

Dje humben jete shtatë vetë dhe shtretërit u zëvendësuan menjëherë. Aktualisht tek Infektivi dhe spitali Kovid2 gjenden 242 pacientë. Prej tyre, 22 janë në gjendje serioze për jetën.

Megjithatë misioni duhet çuar deri në fund, ndaj karroca e mbushur plot e përplot, lëviz ngadalë drejt portës së spitalit dhe brenda nis shpërndarja në dhomat e pacientëve, sipas emrave që secili i afërm ka lënë nëpër qese.

Ndërsa karroca tërhiqet ndeshëm duke bërë atë zhurmën e mërzitshme derisa futet brenda, disa të afërm ende qëndrojnë me orë te hekurat pas policit, me shpresën për një lajm të mirë nga të dashurit e tyre. /noa.al