E pa degjuar.Kjo është gjyshja 55-vjeçare që ka sjellë në jetë mbesën e saj

Gjyshja ka sjellë në jetë mbesën e saj pasi vajza e saj 31-vjeçare nuk mund ta lindte.

Emma Miles, 55-vjeçare u ofrua që të ishte nënë zëvendësuese (surrogate) për të bijën e cila i kishte humbur shpresat që të kishte fëmijë të sajit.

Duke qenë se Tracey Smith kishte vezore të shëndetshme, embrioni u ngjiz me anë të fekondimit invitro dhe më pas u implantua ee gjyshja.

Kjo e fundit arriti që ta çonte deri në fund shtatzëninë edhe pse kishte hyrë në menopauzë.

Për të mbajtur fëmijën, 55-vjeçares iu desh të rrëzonte 38 kilogramë si dhe të merrte rregullisht hormone.

Pas nëntë muajsh në jetë erdhi Evie Siân Emma Smith, një vajzë e shëndetshme tashme ata ishin te lumtur qe gjyshja mori kete vendim per vajzen e saj.

Ne i urojme shendet dhe dite te bukura femijes.Cili eshte mendimi juaj per kete gje? A jeni dakort qe gjyshja beri dicka te tille?