E nxehtë e madhe sot në Shqipëri/ Ja fenomeni i cuditshëm që po ndodh

Bashkë me masat ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut, të cilat kanë sjellë temperatura të larta, në vendin tonë ka këto ditë edhe prezencë të grimcave të rërës në ajër

Sipas Shërbimit Meteorologjik Usht arak, edhe ditën e merkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e këtyre masave ajrore të thata që sjellin temperatyra shumë të larta.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndersa vranësirat do te jene të pakta dhe kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen pa ndryshime ne vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mesditës.

zonat malore 18°C deri në 34°C
zonat e ulëta 24°C deri në 39°C
zonat bregdetare 25°C deri në 36°C