Njera nga trashegimtaret e Top Channel dhe pjesetare e familjes Hoxha na ka zbuluar infektimin me Covid-19.
Sara Hoxha ka treguar se gjate nje udhetimi te saj ne Dhermi eshte infektuar me koronavirus.
Ndersa nje ndjekes ne intagram e ka pyetur se a eshte e sigurt te udhetohet ne kohet e pandemise, ajo i eshte pergjigjur duke na zbuluar edhe kete lajm.
Simptomat qe ajo kishte pasur ishin : ethe, lodhje, temperature, humbja e shijes dhe nuhatjes, madje edhe renie flokesh gjate javes se pare por pastaj ishin qetesuar.
Por fatmiresisht ne rastin e saj familja e saj, dy femijet dhe bashkeshorti nuk jane infektuar e ajo eshte distancuar per disa kohe nga ata.
“Unë jam më mirë tani. U infektova rreth një muaj më parë në plazh, së bashku me disa miq. E kuptova menjëherë që e kisha pasi kisha dridhje të tmerrshme të trupit dhe më pas ethe, lodhje, dhe një dhimbje të çmendur koke që ma bënte të pamundur të shihja dritën. Zgjati 4-5 ditë.
Kam fjetur 16-17 orë në ditë, çfarë është shumë e pazakontë për mua. Në ditën 6/7 nuk mund të nuhasja apo të ndjeja shije…Gjithçka filloi të përmirësohej në ditën e 10. Ethet zgjatën dy ditë. Bashkëshorti dhe fëmijët nuk u infektuan dhe unë u largova për dy javë.
Simptomat janë të vështira (ndonëse unë jam me fat) por presioni mendor nga izolimi dhe frika që të shkakton Koronavirusi është një çmenduri! Akoma nuk ndihem 100%. Mund të them që jam diku te 60-ta. Ankthi im është i vazhdueshëm, nuk fle mirë, punët e përditshme më lodhin shpejt dhe flokët vazhdojnë të më bien”, shkruan ajo.