Hatice Sendil është ndër aktoret më të dashura turke të cilën e njohim të gjithë nga roli i “Elifit” në serialin “Një pjesë e imja”.
Ka kaluar vite që nga transmetimi i këtij seriali dhe aktorja e ka lënë pas dore aktrimin.
Në vitin 2015 ajo u martua dhe dy vite më pas u bë nënë e një djali.
Aktorja vendosi që të shkëputej nga serialet dhe iu përkushtua familjes.
Megjithatë së shpejti ajo do të rikthehet në ekran, lajm i cili i ka gëzuar shumë fansat e aktores.
Hatice Sendil do të ketë rol kryesor në serialin e ri “Nizami Alem”.
Ky do të jetë një serial historik ku aktorja do të ketë rolin e Terken Hatun
. Seriali do të fillojë së shpejti në kanalin turk TRT1 dhe pritet të ketë shumë sukses.