E martuar prej 30 vitesh/ Këngëtarja Fatmira Breçani tregon çelsin e Lumturisë: Ja çfarë duhet të bëni

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Fatmira Breçani ka zbuluar detaje nga jeta e saj private në emisionin “E diell” në Top Channel.

Ajo rrëfeu se janë familje e madhe, e cila përbëhet nga 5 vëllezër dhe 7 motra. Breçani shtoi se do të zgjeroheshin më shumë nëse prindërit do të jetonin më gjatë.

“Kemi qenë shumë të afërt, pavarësisht se kemi pasur probleme. Prindërit vd iqën herët se do kishin bërë prapë. Kemi qenë me më shumë halle se të tjerët, se shumë fëmijë. Por lindëm të gjithë shëndosh, pa u sëmurë. Jemi të gjithë të martuar e disa janë edhe gjyshe e gjyshër”, tha këngëtarja e njohur.

Ndërsa kur e pyetën për të folur për dasmat në Tropojë, ajo tha se çdo gjë ka qenë e bukur në atë kohë.

“Dasmat bëheshin në bahçe, ku tavolinat dhe karriget merreshin te shkolla. Niste të shtunën dasma me tupan dhe muzika vazhdonte të dielën deri të hënën, kjo për djemtë. Gocave të shtunën vetëm u hapej paja, nuk kishte tupan. Kurse për djemtë hapej të hënën pajën”, tha Breçani.

Teksa fliste për bashkëshortin, me të cilin gëzon plot 30 vite, zbulon edhe sekretin e martesës duke thënë:

“Nuk e fs heh burrin se është 2 metra djalë. Nëpër emisione nuk kanë dashur që të dalin as burri dhe as fëmijët. Kam plot 30 vjet me të. Me këtë jam e me këtë do të. Ma mirë jemi tani se sa kemi qenë. Sekreti i martesës është duaje, të jesh korrekte ti më atë dhe ai me ty”.