E kujtoni Iliazin nga Peshkopia që ka dy gra, i shkon Arbana Osmanit dhe i thotë: Unë për ty. …

Pak kohë më parë në programin “Dua të të bëj të lumtur” u transmetua historia e Iliazit, burri me dy gra nga Peshkopia.

Iliazi ishte i ftuar dhe mbrëmjen e kësaj të shtune në program, në puntatën finale. Fillimisht ai refuzoi të ulej duke u shprehur “Për Arbana Osmanin rri në këmbë 24 orë nuk ulem”.

“Je ylli i botës, na mban gjallë. S’po ulem, për ty rri në këmbë 24 orë, çfarë të kesh për të më thënë ma thuaj dhe përgjigjem në këmbë. Kam respekt për ty”, i tha Iliazi.

Arbana e pyeti nëse i bëhen xheloze gratë e prandaj nuk po ulej. “Për ty rri tre muaj nuk shkoj te gratë hiç”, iu përgjigj ai, duke shtuar se ishte shaka.