E kapët gafën e Borës në Përputhen sot? Ja çfarë tha, por askush nuk foli

Ditën e sotme gjatë puntatës së radhës të Përputhen, diskutimet ishin të shumta dhe të ashpra, e pikërisht të shkaktuara edhe një herë nga takimi që kishte bërë Mevlani me Ledjanën.

Kjo e fundit vendosi që të kthehej në program dhe të vazhdonte të njihte Mevlanin dhe Atdheun, për të cilin tha se është djali i dytë që pëlqen.

Por gjatë kohës që të gjithë ishin kthyer ndaj Ledianën dhe i thonin pse nuk e përqafon Mevlanin, Melisa i doli në krah Ledjanës duke thënë se s’ka asgjë të keq dhe se mund ta bëjë kur ta ndjejë.

Por ky ndryshim i papritur i Melisës i ka rënë në sy Borës, duke dashur të thotë se Melisa ndryshoi qëndrim.

Por nga shpejtësia u ngatërrua dhe tha: Mëlisa qëndroi qëndrim…