Kancelarja Angela Merkel ka thënë se konservatorët që ajo udhëheq dhe socialdemokratët, partitë partnere në koalicion, kane rene dakort qe prej te pajtuar të mërkurës për një pako në vlerë prej 130 miliardë eurove për të shpejtuar rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së koronavirusit.
Me tej partnerët e koalicionit qeverisës kanë bërë të qartë edhe dallimet që kishin për stimujt në blerjen e veturave të reja dhe gjithashtu edhe për lehtësimet për borxhet e komunave. Ne kete menyre ata kane vepruar duke hapur rrugën për një program fiskal shumë më të lartë se pakot e ngjashme që kanë partnerët e shtetit në kuadër të eurozonës.
Deri tash në Gjermani janë regjistruar 184 mijë të infektuar, ndërsa kanë humbur jeten 8600 persona.