Në kohën që e gjithë bota po vuan ende nga pandemia, një lajm i mirë vjen së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas drejtorit për Evropën Hans Kluge, kjo pandemi do të marrë fund në fillim të vitit 2022.
Duke folur për televizionin danez DR, ai ka thënë se C OVID19 do të jetë më i menaxhueshëm në vitin 2021, dhe se më e keqja kaloi.
Kluge shtoi se variantet e reja janë normale megjithëse shpejtësia e përhapjes së tyre është shqetësuese.
“Unë mendoj që pandemia do të përfundojë në fillim të vitit 2022. Do të vazhdojë të ketë një virus, por nuk mendoj se do të nevojiten kufizime. Ky është një mesazh optimist”, theksoi zyrtari i lartë i OBSH-së.
Kluge ka folur edhe për vaksinat, duke saktësuar se ato mund të modifikohen në bazë të mutacioneve të reja nëse është e nevojshme dhe s’ka nevojë që ato të prodhohen nga fillimi, raporton Anadoly Agency.
Sipas tij, mutacionet nuk do ta bëjnë virusin të pakontrollueshëm, por ato vende, sistemet e kujdesit shëndetësor të të cilave tashmë janë nën presion, mund të përballen me një trysni edhe më të madhe, gjë që e bën të domosdoshme marrjen e mutacioneve shumë seriozish